PD, dokumente që lidhin Veliaj me Edmond Begon: Tirana, një lavatriçe e pastrimit të parave

Partia Demokratike, përmes një deklarate ka denoncuar sot Bashkinë e Tiranës se ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për projektin 60 milionë euro, që ndryshoi Planin Urbanistik dhe projektin e Lanës.

Deklarata është bërë nga zëdhënësja Ina Zhupa dhë këshilltari ligjor Gazmend Bardhi. Këta të fundit  kanë denoncuar Erion Veliaj se ka lidhje me biznesmenin Edmond Bego.

Demokratët shtojnë se në 3 vjet Erion Veliaj ka ndryshuar strukturën e të gjithë qytetit që t’i përshtatet projektit politik të Edi Ramës; “E kanë shndërruar në një  lavatriçe të pastrimit të parave të pista”, u shpreh Bardhi.

Ndërsa Ina Zhupa, Zëdhënëse e partisë Demokratike ka shtruar 4 pyetje:

1 Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi I Lanës në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego?

2 A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bega?

3 A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB?

4 Paratë e kujt do të investohen në projektin që ndryshoi rrjedhën e Lanës?

“Edi Rama dhe Erion Veliaj flasin për çdo gjë, por nuk u japin përgjigje disa pyetjeve të thjesht”,u shpreh ajo.