Acar dhe i ftohtë në të gjithë vendin/ A do të ketë borë në Tiranë?

Pas pushtimit të vendit nga i ftohti arktik, pritet që temperaturat të zbresin deri në-15 gradë. Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme. Për rreshjet parashikohet të këtë prurje të dobëta në zonat malore në disa qarqe, rreshjet do të jenë në formë dëbore.

Parashikimi:

RESHJET
Sot pasdite (e hënë dt.07) dhe nesër (e martë dt.08) priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT
Ato do të mbeten të ulëta deri nesër në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë nesër në mbrëmje. Kjo do të sjellë ngrica sonte natën në të gjithë vendin.
Më konkretisht, nesër (e martë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 5 °C
në vendet e ulëta: -4 / 4 °C
në vendet malore: -15 / -4 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë dt.07) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente të shkurtra deri e fortë, ndërsa nesër (e martë dt.08) ajo pritet të fryjë e lehtë.

 

Për sa i përket vorbullës polare të “Arktikut”, parashikohet se do  ta godas shërish Ballkanin, pritet që kjo vorbull të sjellë mot ekstremisht te ftohtë dhe reshje dëbore të shoqëruara nga rreshje bore dhe ciklone. Ndërsa për ditën e mërkurë dhe të premte ka një shans të vogël për rreshje dëbore në kryeqytet.