Dekretimi i qeverisë së re/ Presidenca: Jemi brenda afateve

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a parliamentary session.

Pas ndryshimeve në qeverinë “Rama”, pritet dekretimi i ministrave nga Presidenca. Ndërkohë presidentit të vendit Ilir Meta, i mbeten ende të dekretoje 5 emërimet e tjera dhe shkarkimin e Bushatit.

Më 15 janar mbushen 10 ditë nga dekretimi i një pjese të kabinetit Rama prej presidentit të Republikës. Sipas kushtetutës ky është afati i fundit kur ata duhet të votohen në parlament.Sesioni i ri plenar nis në 21 janar dhe maxhoranca nuk ka ndërmend të zhvillojë një seancë jashtë radhe, pasi afati nuk konsiderohet detyrues.

Ndërkaq Presidenca bën me dije se nuk ka vend për “shqetësim” për aq kohë sa kreu i shtetit është brenda afatit të tij kushtetues.