Emrat/ Policia shoqëron në komisariat dy studentë, i vunë drynin fakulteteve në shenjë proteste

Dy studentë janë shoqëruar pasditen e sotme nga policia në komisariatin numër 1, në Tiranë, fill pas protetës së sotme. Bëhët fjalë për studentët Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta, sipas policisë këta të fundit kanë gozhduar dhe kycur dyert e Universitetetit Politeknik dhe të Juridikut.

Kujtojmë se studentët sot në protestë janë mbledhur nga ora 08-09:30 para fakulteteve për t’u bashkuar më pas në orën 10:00 para Kryeministrisë. Ata kanë gozhduar dhe kyçur dyert e disa fakulteteve. Ndërkohë një grup studentësh, organizatorë të protestës po shkojnë drejt komisariatit nr.1 për të mbështetur dy të rinjtë e arrestuar.

Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.

Për vendimin e të rinjve, fill pas ngjarjes reagoi edhe kryeministri Rama, përmes një postimi në tëitter. Ai e dënoi këtë shkelje dhe u shpreh se ky veprim tregon se protesta e studentëve, është marrë peng.