Ftohja e motit/ Shëndetësia jep alarmin për shpërthimin e fruthit në çerdhe e kopshte

I ftohti ‘arktik’ që ka ardhur në Shqipëri ditët e fundit, veç të tjerash ka sjellë shumë probleme edhe në shëndetin e fëmijëve. Drejtoria e Shëndetit Publik jep alarmin për shpërthimin e fruthit, por edhe rrezikun nga virozat stinore  për shkak të uljes së temperaturave.

DSHP ka kërkuar nga drejtuesit institucioneve të arsimit parashkollor, kopshte dhe çerdhe, ti kontrollojnë fëmijët në cdo kohë.  Këto institucione janë të hapura që prej datës 3 janar

Kryesisht  këto simptoma janë: temperaturë, kollë, këputje, puçra në lëkurë. Madje  ju është kërkuar që fëmijët me këto simptoma, të mos  pranohen në institucione, por t’i drejtohen mjekut specialist. DSHP e ka marrë këtë vendim për shkak të infektimit të tre fëmijëve nën 1 vjeç që frekuentojnë çerdhen, me fruth.

Ndërsa burimet pranë DSHP bëjnë me dije se, numri i fëmijëve të pavaksinuar ka ardhur në rritje. Ky fenomen vjen si pasojë e frikës së prindërve nga efektet anësore të vaksinave.