Fushë-Krujë/ Era e fortë këput telat e korrentit, qytetarët 8 orë pa drita

Qytetarët e Fushë-Krujë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të këputjes së telave të shtyllave të energjisë elektirike. Këto të fundit si pasojë e erërave të forta në atë zonë.

Energjia është shkëputur për 8 orë, duke e bërë më të vështirë ditën e qytetarëve edhe për shkak të temperaturave të ulëta.

Bëjmë me dije se në Fushë-Krujë ditën e sotme ka patur edhe një shpërthim tritoli në njërën prej shtyllave të tensionit të lartë.

Eksplozivi ishte vendosur në këmbët e shtyllës 400 kv të linjës së tensionit të lartë, Tirana2 – Podgoricë, në Fushë Krujë. Ndërkohë njësitë special të OST kanë ndërhyrë  për të shmangur stakimin e kësaj linjë, duke sjellë pasoja të rënda në furnizimin me energji elektrike.