Grevë në burgun e Fushë-Krujës, të burgosurit kërcënojnë: Do bëjmë revoltë

Protestat në vend po shtohen, bëhet me dije se ditën e sotme se të burgosurit në burgun e Fushë Krujës kanë refuzuar të marrin ushqimet që u janë ofruar nga institucioni, në shenjë proteste.

Kanë qenë familjarët te burgosurve, të cilët kanë njoftuar për ngjarjen. Kjo shenjë proteste është bërë nga dhjetra të burgosur kundrejt kushteve të këqija, diferencimeve që bëhen nga drejtori Agron Hysi, nipi i deputetes se PS Vasilika Hysi, dhe mungesat e ilaçeve në këtë burg.

Sipas burimeve drejtori po përdor influencën e tij dhe miqësinë më kriminelët  “vip”, për të parandaluar protestat. Ndërkohë nuk dihet numri i të burgosurve, të cilët janë përfshirë  në protest që më vonë mund të përshkallëzojë në revolt.