I ftohti arktik “paralizon” Shqipërinë, mbyllen shkollat në disa fshatra

I ftohti ‘arktik’ që ka pushtuar Shqipërinë ka shkaktuar probleme në qarkullim dhe ka sjellë shumë problem në disa zona të vendit, sidomos në ato malore.

Vështirësitë në qarkullim dhe furnizimi me energji elektrike, janë problemet e para me të cilat janë hasur banorët, ndërsa ditën e sotme është pezulluar mësimi në disa shkolla të Kukësit.

Për shkak se temperaturat shkuan deri në -9 gradë celcius, Drejtoria e Arsimit në Bashkinë Kukës ka reduktuar orët e mësimit në shkollat e qytetit, ndërkohë që e ka pezulluar në fshatrat e thella.

Drejtori i Rajonal i Arsimit Skënder Ahmeti, ka bërë të ditur se procesi mësimor është pezulluar në në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj, Buzmadhe etj, ndërsa në fshatrat Bushtricë, Kalis, Arrën dhe në shkolla të caktuara në pellgun e Kukësit mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara.

Këto janë zonat që priten të goditen më fortë nga i ftohti, edhe në ditët në vijim. Ndërkohë sipas parashikimeve, vorbulla polare pritet të godas sherish shqipërinë, në mes të muajit janar.