Vlorë/ Shkrumbohen nga flakët 3 automjete gjatë natës

Orët e para të ditës së sotme në qytetin e Vlorës janë përfshirë nga flakët tre automjete. Makinat ndodheshin në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”, ku edhe ishin parkuar.

Burime bejnë të ditur se bëhet fjalë për një zjarrëvënie të qëllimshme. Sipas tyre, si fillim është djegur një automjet i tipit Smart, fill pas tij edhe dy  makinat që ishin në afërsi të tij.

Janë shkrumbuar një makinë  tip “Audi A3”, me targë AA 060HB dhe me drejtues H.B, “Smart-i” dhe një fuoristradë e tipit “Land Rover” me targë AA 060HB.

Polica ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por ende nuk dihen motivet apo autorët e mundshëm.