Përdhunimi i minorenes në Kavajë, denoncon Berisha: Ja kush e fshehu ngjarjen

Historia e pabesueshme, ku 7 adoleshentë abuzuan seksulalisht me një të mitur, ka tronditur publikun. Ngjarja e ndodhur në një shkolle 9-vjeçare në Kavajë  ka ngritur sinjalet e alarmit.

Pas bërjes publike të lajmit nga ish-kryeministri, Sali Bersha, janë vënë në pranga 7 adoleshentë, të cilët akuzohen për abuzim ndaj 13- vjeçares.

Berisha ka publikuar sërish një tjetër denoncim të lidhur me përdhunimin e vajzës së mitur në Kavajë. Në një mesazh të ardhur tek ai në faqene e tij në “Facebook” nga një qytetar dixhital, thuhet se urdhëri për fshehjen e ngjarjes së rëndë u dha përmes kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit dhe minstrit të Brendshëm.

Postimi i Berishës:

Urdheri per fshehjen e perdhunimit te vajzes se mitur u dha nga siper.

Familjaret denocuan ne polici krimin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr perdhunimet kan ndodhur jashte ambienteve te shkolles, mesuesja kukdestare bashke me drejtoreshen evidentojne ngjarjet, informojne mamane e vajzes. I ati ndodhej ne Itali. Informohet dhe ai, vjen nga Italia dhe bashke me vajzen bejne denoncim ne polici.

Me pas policia e ka mbajt te fshehte si akt per arsyet e veta te turpshme!

Ne polici thuhet se pas denoncimit policia e Kavajes i thirri Por u liruan menjeher njelloj si ne rastin Rexhep Rranjes.Ata djem kane baballaret biznismen me lidhje te forta politike dhe oficer policie. Por ne polici flitet se fshehja e krimit esht bere me urdher nga siper me nderhyrjen direkte te kryeministrit tek ministria arsimit dhe ajo e brendshme doktor.

Megjithate ju keni infot e tua me te detajuara.