“Dajti”, Policia: Mijëra euro në banesat e gjyqtarëve


Mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit ka zbarkuar në banesat e 3 gjyqtarëve, të cilët shpëtuan Dritan Dajtin nga dënimi me burgim të përjetshëm. Rreth orës 07:00 policia nisi kontrollet në Tiranë, Sarandë, Vlorë dhe Shkodër në banesat e gjyqtarëve Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli.

Masa u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi ata dyshohen për korrupsion.

Pas kontrolleve në  në banesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, në Farkë të Tiranës, janë gjetur 20 000 euro gjithashtu municione.

Pas kontrolleve edhe në banesat e gjyqtarëve të tjerë burime bëjnë të ditur see janë gjetur mijra euro. Ndërkohë, njoftohet se operacionet po vazhdojnë ende, sakaq, sapo të përfundojë operacioni policia do të këtë një komunikim të vecantë me mediat.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit. 

Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese. Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun.

Kujtojmë se pas dhenies së dënimit   ministrja e  Drejtësisë, Etilda Gjonaj,  kërkoi shkarkimin e gjyqtarëve.