FOTOT/ Era shkatërron çati shtëpish, shkolla e ura në Vaun e Dejës

Moti i keq ka përfshirë sërish vendin. Problem ka qënë edhe era e fortë. Në qytetin e Lezhës ajo ka bërë që të fluturojnë tjegullat nga çatitë.

Ndërkohë, është bllokuar aksi Tiranë-Elbasan, pasi një pemë me përmasa të mëdha është rrëzuar në rrugë për shkak të erës.

Dëme të shumta ka pasur edhe në në Vaun e Dejës. Burime kanë bërë të ditur se në këtë zonë janë shkatërruar pjesërisht çati banesash apo magazinash të ndërtuara me konstruksion llamarine. Gjithashtu, ka probleme te furnizimit me energji elektrike në shumë zona.

Në Njësinë Administrative Mnele, në qendrën shëndetësore dhe në shkollë janë zbuluar çatitë. Ura që lidh fshatin Mnele me Vigun, e quajtur “Ura e Gjinajve”, është e pakalueshme. Po ashtu, edhe në banesat e banorëve ka zbulime të çative.