FOTO/ Rezultonte i zhdukur prej 14 ditësh, gjendet i ekzekutuar në makinën e tij


Është gjetur Sokol Rama, i cili rezultonte i zhdukur prej datës 6 shkurt.

Burmime bëjnë të ditur se 33-vjeçari,  baba i dy fëmijëve, është gjetur i vrarë në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit.

Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës ishte me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike Bashkë me të i zhdukur rezultonte edhe një shoku i tij, Roland Milo nga Përmeti, por për të ende nuk ka informacione.

Kishin qenë familjarët e tij kishin bërë denoncim në Polici, por vetëm sot është bërë e mundur gjetja e trupit. Policia po bën të gjitha hetimet e nevojshme për zbardhjen e çështjes.