Kërcënon Berisha: Rama të dorëhiqet deri në darkë ose do shikojë tmerr


Ka reaguar edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili është shprehur se protesta do të vijojë deri në rrëzimin e Ramës dhe qeverisë, që e quajti të lidhur me krimin.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve nga sheshi i protestës, Berisha u shpreh: “Sa do vazhdojë kjo situatë? Deri në fshirjen e këtyre kalbësirave që i kanë karriget mbi krimin drogën bandat, carda ishte lule”.

Më tej Berisha vazhdoi duke kërcënuar Ramën që të dorëhiqet, përndryshe do të shikojë tmerr, duke nënkuptuar kështu që dhuna do të përshkallëzohet,

Deri tani 6 persona janë shoqëruar në spital, mes tyre policë, gazetarë dhe protestues.