Kontrolli në banesat e gjyqtarëve, Rama: U thye miti 30- vjeçar


Mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit ka zbarkuar në banesat e 3 gjyqtarëve, të cilët shpëtuan Dritan Dajtin nga dënimi me burgim të përjetshëm. Masa u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi ata dyshohen për korrupsion.

Pas operacionit ku njëri prej gjyqtarëve u shoqërua në polici, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një postim në “Twitter” Rama shkruan se ka mbaruar perriudha 30- vjeçare e paprekshmërisë së kriminelëve dhe se arrestimi i gjyqtarit solli thyerjen e mitit.