Krimi trondit Vlorën. Dy të vrarë, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë. Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Sipas Balkanweb, ka pasur të shtëna me armë në zonën e “Ujit të Ftohtë në Vlorë” në rrugën e kthimit nga bregdeti. Mësohet se të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani.

Personi që ka mbetur i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka ngritur postblloqe në disa pika për kapjen e autor/it/ëve. Ndërkaq raportohet se autorët në ikje dogjën makinën në fshatin Shërisht. Nuk ka ende informacion zyrtar nga policia e Vlorës.