Kryeministria “në hall”, Rama bën ironi nga Vlora: Nuk jemi përgatitur një muaj…


Protesta e opozitës ka rezultuar e dhunshme, ndërsa Kryeministrisë i janë bërë dëme të konsiderueshme. Sakaq, kjo e fundit po mbahet në këmb vetëm prej gardës, e cila po ndalon protestuesit që të bastisin brenda në Kryeministri.

I pranishëm në Vlorë, kreu i qeverisë Edi Rama tha se aksioni i opozitës vjen për shkak të frikës nga drejtësisë e re.

Duke iu referuar pjesëmarrjes në tubimin e opozitës dhe të qytetarëve të pranishëm në takimin në Vlorë, Kryeministri Rama ironizoi opozitën kur tha se ne nuk u përgatitëm një muaj për këtë takim ashtu si opozita.

Edhe sot shumë nga ta që nuk kanë ardhur, sepse ne nuk bëmë një muaj përgatitje për të mbledhur njerëz në shesh. Kundërshtarët po u ofrojnë shqiptarëve të njëjtën gjullurdi”, ironizoi Rama.