Kur autostrada hapet kot. Ja punimet që po bëhen sot….


Gjatë ditëve të fundit, qytetarët kanë vuajtur jo pak nga hapja sërish e punimeve brenda një kohe të shkurtër në autorstradën Tiranë-Durrës. Rradhë gjata automjetesh që të bëjnë të shpenzosh me orë të tëra për të shkuar drejt Durrësit apo më tej, jugut të Shqipërisë.

Opozita ka akuzuar qeverinë se i ka rinisur punimet, për shkak të protestës që do të zhvillohet të shtunën dhe për të penguar qytetarët që të vijnë në Tiranë.

Fast News Albania bëri një vëzhgim paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Ajo që vihet re ëhstë numri i madh i makinerive, kryesisht kamionë që qëndrojnë të fikur dhe të pa vënë në punë. Ndërkohë që janë të paktë punëtorët e angazhuar dhe duket qartazi, puna që po bëjnë (Shih fotot) dhe që nuk ka lidhje me autostradën.

“Një luftë” politike që bie në kurriz të qytetarëve, që prej ditësh harxhojnë kohë dhe nerva në trafik.