Opozita ndërpret protesten…


Protesta e cila ka filluar që në orën 11:00 është ndërprerë. Ka qenë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka lajmëruar ndërprerjen e protestës.

Sakaq, ka filluar shpërndarja e protestuesve.

Opozita ka deklaruar se  do të rikthehet në shesh të enjten e ardhshme më 20 shkurt. Duke folur para qytetarëve Basha i falenderoi për rezistencën dhe tha se kjo ishte një protestë madhështore.