Titullarët e Bashkise së Tiranës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama

Gjatë protestës së ditës së shtunë për rrëzimin e qeverisë Rama u vu re prania e disa prej titullarëve te Bashkisë së Tiranës, të cilët prej disa ditesh bëjnë thirrje për protestë, duke shfrytëzuar rrjetet sociale, por edhe strukturat në bazë.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në faqen e tij në “Facebook”, bëhet fjalë për nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti dhe Drejtori i Administrimit te Tregjeve, Sokol Hysa.

Si mundet qe zyrtarët e lartë të Bashkisë Tiranë të protestojnë kundër qeverisë? A ka kjo lidhje me situatën politike brenda Partise Socialiste?

Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim… bashkangjitur fotot që tregojnë zyrtarët e lartë të Bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij.