VIDEO/ U helmuan nga gazi lotsjellës, gazetarët dërgohen me ambulancë në spital


Disa gazetar janë shoqëruar me autoambulancë në spital për shkak të lëndimeve të marra nga gazi lotsjellës.

Një ndër të lënduarat është dhe gazetarja e Shijak Tv, Marsida Çerma, e cila ka qenë në terren duke pasqyruar protestën.

Gazetarja ka ndjerë gjendje të fikti dhe është çuar direkt drejt autoambulancës, ku ndodhej dhe një i lënduar tjetër. Por në ambulancë mungonte aparati i furnizimit me oksigjen.

Gazi lotsjellës është hedhur nga garda dhe policia për të zbarmprsur protestuesit. Ndërkohë, opozita ka dënuar përdorimin e gazit lotsjellës. Një reagimin kundër përdorimit të gazit lotsjellës ka ardhur edhe nga Amnesty International, ndërsa më hert kanë ordhur rëagime nga Ambasada Amerikane,  BE etj