Blegtorët në protestë, derdhin qumështin në rrugë

Pakënaqësia nga qeveria, ka bërë që në vend të përhapen gjithandej protesta. Sot ka ndodhur një protestë e pazakontë në Lushnjë.

Blegtorë dhe fermerë nga Berati, Lushnja dhe Fieri kanë derdhur në rreth rrotullimin e “Savrës” qumështin e bagëtive të tyre në shenjë proteste.

Ata kërkojnë nga qeveria që të mos vërë në funksion skemën e re të tatimit me 20% në shitje të produkteve pasi kështu grumbulluesit ngarkohen me kosto të lartë.

“Larg duart nga blegtoria, duam subvencion”, ishin thirrjet e banorëve. Protesta e tyre ishte paqësore dhe u vrojtua në distancë nga policia dhe organet e rendi.