Korçë/ Qëllonin me armë në ajër, arrestohen në flagrancë 4 të rinjtë

Katër persona janë vënë në pranga, pasi janë kapur me armë, teksa qëllonin në ajer. Policia bën me dije se ka qenë sinjalizimi nga qytetarët që ka dhënë alarmin për policinë.

Ata po qëllonin në “Malin e Moravës” me armë dhe kur efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Pas insektimit u zbulua se njëri prej tyre mbante në xhepin e xhupit dhe një qese me kokainë.

Janë vënë në pranga shtetasit:

K.G., 31 vjeç,
• Dh.Sh., 31 vjeç,
• E.L., 34 vjeç dhe
• M.L., 30 vjeç, banues në Korçë.

“Gjatë kontrollit trupor të tyre shtetasit E.L., iu gjetën në xhepin e xhupit 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu ndaj shtetasit K.G., Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër me 3 copë fishekë, 44 copë fishekë luftarak, 2 gëzhoja dhe 2 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.”, thuhet në njoftimin e policisë.