McGregor tërhiqet nga MMA

Conor McGregor ka lënë gojëhapur fansat pas njoftimit se do të tërhiqet nga Artet Marciale Mikse. Lajmi u bë  i ditur orët e para të mëngjesit të sotëm, nga vet sportisti përmes rrjeteve sociale.

Që prej debutimit në këtë sport në vitin 2007, ish-hidrauliku u dallua si një ndër protagonistët më të pëlqyer nga publiku.

Ai është sportisti i parë në UFC që ka fituar dy tituj në dy kategori të ndryshme peshash dhe tepër i adhuruar në të gjithë botën.

Ndeshja e tij e fundit në UFC ishte humbja kundër Khabib Nurmagomedov në tetor 2018, përballje që përfundoi me një sherr masiv mes pjesëtarëve të të dy ekipeve dhe që solli pezullimin e dy sportistëve.

Edhe Presidenti i UFC, Dana Ëhite, tha për mediat amerikane: “I ka paratë për t’u tërhequr tani. Edhe unë po të isha në vend të tij do të bëja të njëjtën gjë”.

Kjo nuk është hera e parë që McGregor njofton tërheqjen, pasi e bëri këtë edhe në vitin 2016, prandaj tifozët e tij të jenë mosbesues dhe të shpresojnë në një tjetër rikthim.