“Historia e një hyjnori plot talent, tradhti, korrupsion dhe drogë”, ja filmi i Maradonës

Harrojeni rivalitetin e madh Messi-Ronaldo për një moment. Shijoni një tjetër gjeni të futbollit, që i ka rezistuar me madhështinë e vet kohës.

Tashmë janë publikuar sekuencat e para të filmit mbi Diego Maradonën, i cili do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Kanë, fillimisht, pastaj do të transmetohet edhe nëpër kinema prej 31 korrikut 2019.

Duke e ideuar si një dokumentar mbi “Dorën e Zotit”, regjisori Asif Kapadia ka punuar mbi më shumë se 500 orë filmime mbi jetën dhe karrierën e legjendës argjentinase të futbollit. Filmi nis me momentet e suksesshme e të trazuara të tij te Napoli (Itali) në vitet 80-të. Ja trajleri i “Diego Maradona”, me pamje të pabotuara më parë:

“Kjo është historia e egër dhe e paharrueshme e një talenti hyjnor, plot lavdi, dëshpërim dhe tradhti, korrupsion dhe në fund drogë”, – shpjegohet në promovimin paraprak të filmit të shumëpritur.

Në të evidentohet talenti i veçantë i Maradonës dhe fama e hershme.

Kujtojmë se edhe më parë janë bërë dokumentarë rreth “El Pibe D’Oro”, si “Maradona nga Kusturica” (2008), “Amando Maradona” (2005) dhe “Maradona konfidencial” (2018).

Marre nga TPZ.