LAJM I FUNDIT/ Pezullohen punimet te “Arena Kombëtare”

Janë pezulluar punimet në stadiumin e ri ‘’Arena Kombëtare”, që po ndërtohet në Tiranë.

Lajmi bëhet i ditur për Fax News nga ana e inspektores së zyrës së punës Irena Gjoka, ndërsa shkak për këtë është bërë një aksident në punë, i cili ndodhi të shtunën.

Vetëm disa orë para ngjarjes së rëndë kryeministri i vendit Edi Rama shprehej entuziast përmes postimit të një fotoje, për ecurinë e punimeve.

Kujtojmë se personi që mbeti i vdekur gjatë aksidentit në punë te Arena Kombëtare ishte Naim Idrizi, 40-vjeç, që sipas policisë ka qenë duke punuar në një stadium, ku dyshohet të ketë rënë nga lartësia.