Mosbindja civile e opozitës, zbulohet vendodhja e Kryemadhit

Protesta e opozitës së bashkuar ka nisur, ndërkohë në Milot ka mbërritur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vendin ku do të bllokohet rruga.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Sekretari i Pergjithshem i LSI Endrit Braimllari, ish-deputetët Nasip Naço dhe Nora Malaj, do të jetë te rrethrrotullimi i Plepave ne Durrës.

Rrugët kombëtare do të bllokohen në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.