“Rinasi”, përfundon ekspertiza e mjetit të djegur

Pas grabitjes së 7 thasëve me para nga barku i avionit në Pistën e Aeroportit të Rinasi, ka përfunduar ekspertiza e automjetit të djegur në fshatin Dritas.

Sot, policia zhvendosi automjetin e djegur ndërsa mësohet se në brendësi të tij nuk u gjetën gjurmë biologjike.

Deri tani, e vetmja provë e hetuesve mbetet automjeti me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i cili u përdor për të lëvizur bllokun e betonit të vendosur para derës së hyrjes së emergjencës së Aeroportit.

Kujtojmë se pak djegies nga grabitësit automjeti i është nënshtruar menjëherë ekspertizës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.