VIDEO për mos t’u humbur, Rudina Hajdarit i rrëshket goja: Zoti Palla…

Lapsus apo i qëllimshëm nuk mund ta themi, por deputetja Rudina Hajdari ka shtrembëruar sot në Kuvend mbiemrin e Taulant Ballës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Nga foltorja ku po replikonte me deputetin socialist, Hajdari iu drejtua ‘zotit Palla’, duke i kërkuar të mos i jepte leksione se si deputetët e rinj duhet të bëjnë opozitë.

Ky deformim i mbiemrit nga Balla në Palla shkaktoi edhe reagimin e socialistit, i cili u kap nga kamera duke buzëqeshur.

Ndërkohë, deputetët e rinj në Kuvend janë përballur vazhdimisht me talljet dhe ironitë e Taulant Ballës, i cili pasi u mëson se si funksionon institucioni dhe punën që ata duhet të bëjnë, thekson se ‘opozita e re’ ka për detyrë të kontrollojë qeverinë e Edi Ramës./ Politiko.al

https://www.facebook.com/politiko.al/videos/572465633250810/