9 arsyet pse ndjeheni aq të lodhur edhe pas një gjumi të mirë gjatë natës

Gjumi i tepruar është i rrezikshëm jo vetëm për shëndetin tuaj, por edhe për jetën. Sipas një studimi, 1 në 25 të rritur bie në gjumë në timon çdo muaj. Dhe siç mund të imagjinoni, kjo sjellje nuk ka ndonjë fund të mirë.

Prandaj, është e rëndësishme të përcaktoni arsyet për të cilat ndjeni lodhje të vazhdueshme në mënyrë që ta parandaloni atë nëse është e mundur.

Ne u përpoqëm të gërmojmë më thellë dhe gjetëm shkaqet më serioze të përgjumjes (përveç mungesës së gjumit dhe stresit) dhe është e rëndësishme t’i njohim ato.

Anemia

Anemia nënkupton mungesën e hekurit në trup. Kjo çon në një prodhim të vogël të qelizave të kuqe të shëndetshme të gjakut. Prandaj, indet janë të privuara nga oksigjeni dhe ju lënë me ndjenjën e lodhjes dhe me mungesë energjie.

Simptoma të tjera:

  • muskuj të rënduar
  • gulçim
  • lëkurë e zbehtë, e verdhë

Diabeti

Diabeti shfaqet për shkak të faktit se trupi përdor insulinën në mënyrë të gabuar ose e prodhon atë në sasi të pamjaftueshme. Për shkak të kësaj, niveli i sheqerit në gjak rritet në mënyrë dramatike. Lodhja e madhe është një nga shenjat e diabetit.

Simptoma të tjera:

  • shtim urie dhe etje
  • lëkurë e thatë
  • humbje peshe

 Sëmundja e barkut

Kjo sëmundje shkaktohet nga reagimi jonormal i trupit ndaj glutenit. Gluteni është një proteinë e gjetur në drithëra. Nëse nuk ndjeheni mirë pas ngrënies së bukës  ose biskotave, atëherë ju mund të keni sëmundje të barkut.

Simptoma të tjera:

  • fryrje
  • diarre
  • humbje peshe

Cirroza

Kjo është një sëmundje ku kanalet biliare të mëlçisë shkatërrohen. Lodhja është një nga shenjat e zhvillimit të kësaj sëmundjeje të mëlçisë.

Simptoma të tjera:

  • sy të thatë
  • që kruhen

Hipotiroidizmi

Problemet me gjëndrën tiroide nënkuptojnë se ka pak prodhim të hormoneve tiroide. Këto hormone janë përgjegjëse për energjinë dhe funksionin e trupit. Kur gjëndra tiroide nuk funksionon siç duhet, proceset në organizëm ngadalësohen. Si rezultat, mund të ndiheni të lodhur.

Simptoma të tjera:

  • shtim në peshë
  • dobësi muskulore
  • depresion

Sëmundja e Alzheimerit

Kohët e fundit, studiuesit kanë zbuluar se përgjumja mund të jetë simptomë e sëmundjes së Alzheimerit. Ata krijuan një lidhje midis nevojës së gjumit gjatë ditës dhe akumulimit të beta-amiloidit në tru.

Akumulime të tilla janë vërejtur me zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit. Kjo do të thotë se ndjenja e lodhjes gjatë ditës mund të jetë një shenjë e hershme e kësaj sëmundjeje.

Simptoma të tjera:

  • apati
  • humbja afatshkurtër e kujtesës
  • nervozizëm

Sindromi i këmbëve të lodhura

Kjo gjendje e sistemit nervor ju shkakton të lëvizni këmbët gjatë gjumit. Këmbët tuaja lëvizin në mënyrë spontane gjë e cila pengon gjumin tuaj dhe dëmton cilësinë e tij. Si rezultat, mund të ndiheni të lodhur.

Simptoma të tjera:

  • ndjesi shpimi në këmbë dhe në krahë
  • dhimbje në këmbë dhe në krahë

Apnea e gjumit

Apnea është një gjendje ku bllokohen rrugët e frymëmarrjes gjatë gjumit dhe ju ndaloni së marruri frymë. Këto pushime mund të zgjasin deri në 20 sekonda dhe ndodhin disa qindra herë në natë. Kjo çon në zgjim të ndjekur nga rënia në gjumë përsëri.

Mund të harroni gjithashtu se jeni zgjuar. Por si pasojë e zgjimeve të tilla të shpeshta, cilësia e gjumit përkeqësohet dhe mund të ndjeheni të lodhur gjatë ditës.

Simptoma të tjera:

  • gërrhitje me thurmë
  • frymëmarrje e zhurmshme

Sindromi i lodhjes kronike

Nëse ndieni përgjumje për 3-4 muaj, atëherë mund të keni sindromën e lodhjes kronike. Kjo shterim rritet pas lodhjes. Kjo gjendje mund të zhvillohet pasi të keni patur një virus ose përvojë traumatike.

Simptoma të tjera:

  • dhimbje kyçesh
  • dhimbje muskujsh
  • dhimbje koke dhe përqendrim i dobët

Nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma, mos nxitoni të arrini në përfundime dhe ta bëni vetë diagnozën. Sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të kaloni ekzaminimet e nevojshme.

Supershendeti