Aksident në Mallakastër, përplasen dy makina, një i vdekur e dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fratar të Mallakastrës, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka ndërruar jetë njëri prej shoferëve dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Fierit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.