Bëhet nënë për herë të katërt moderatorja e njohur


Moderatorja e njohur Ermira Çausholli është bërë nënë për herë të katërt. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë me emrin e veçantë Solara. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ermira, e cila e ka ndarë atë me të gjithë miqtë në rrjetet sociale.

Erdhi Solara. Nga dje pasdite na ka bërë njerëzit më të lumtur në botë”, shkruan Ermira krahas fotos me dorën e ëngjëllit të sapoardhur në jetë.

Ermira dhe bashkëshorti i saj Arditi janë prindër edhe të tre vajzave të tjera, Gea, Luna dhe Dian.