Dy vrasës të kërkuar nga Interpoli rrahin policët në Peqin

Kanë vijuar edhe ditën e sotme denoncimet në faqen e facebook-ut nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një postim të para pak minutave, Berisha ka publikuar mesazhet e qytetarëve dixhital që i kanë çuar atij disa mesazhe denoncuese.

Bëhet fjalë për rrahjen e dy policëve nga njerëz me precedentë penalë në qytetin e Peqinit dhe një rast tjetër i dhunimit të një drejtoreshe shkolle në Shkodër. Në postimin e tij Berisha shkruan se këto janë veprime të përsëritura të Policisë, ku fshihen krimet e ndodhura në disa qytete të ndryshme.

Postimi i Sali Berishës:

“Fshehja e krimeve, tipar i Narkopolicise se Vasal Kimikut dhe Edvin Mashtrimit!Miq, cdo dite qytetaret denoncojne narkopolicine per fshehje te krimeve.Shkaku kryesor i ketij qendrimi kriminal eshte sepse narkos me uniforme jane autore te tyre ose krimet jane kryer nga bandat e partise. Lexoni dy denoncime nga qytetare dixhital!Denoncohen rrahje e policeve rrugore, vjedhje makine, bankomati. sbPershendetje zoti Berisha, vetem ju jeni zeri i se vertetes. Te henen date 6/5/19 ne oret e para te mengjesit ne Shkoder nje drejtoreshe shkolle i eshte grabitur e djegur me dashje ne periferi vetura dhe ne menyre te cuditshme policia e ka fshehur ngjarjen a thua se po bashkepunon me krimin duke mos e shenuar as ne raportin ditor te ngjarjeve e as ne media. Nji zot e di se cfare krimi mund te jete kryer me ate mjet e narkoshteti ne Shkoder mbulon e nuk zbulon. Anonim .

Prsh Doktorr ka ndodhur nje ngjarje e rende , ne qytetin e peqinit ku jan rrahur barbarisht 2 police rrugore te elbasanit, ngjarja mbahet e fshehte nga policia elbasanit dhe peqinit. te dy personat qe kan rrahur policet jan ne kerkim nga interpoli per vrasje ne itali”, shkruan Berisha.