Dhuna ndaj Sait Dollapit/ ministri Lleshaj kritikon policinë: Duhet të kishit duruar dhe pak

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vlerësuar rolin e Policisë së Shtetit në menaxhimin e protestës së opozitës së bashkuar në momentin që ata u përballën me bomba Molotov.

Por nga ana tjetër ai ka komentuar dhe arrestimin dhe dhunën ndaj Sait dollapit mbrëmjen e djeshme.

Ministry deklaroi se policia në këtë rast duhet të kishte duruar dhe për pak caste dhe pse u përball me rezistencën e tij.

Pjese nga fjalimi i Sander Lleshaj

Bomba molotov, kapsolla, gjatë përpjekjeve për të djegur institucionet, flakët dhe goditjet rrezikuan seriozisht punonjësit e policisë.

sulmet e djeshme u përballuan falë përkushtimit dhe profesionalizmit të panjohur më parë të Policisë së Shtetit.

Ata burra e gra meritojnë respekt dhe vlerësim.

Për orë të tëra përballuan qindra bomba molotov e qindra mjete të tjera.

Dhe ata që u angazhuan në ndalim e Sahit Dollapit, të kishin bërë diçka ndryshe. Të kishin duruar dhe pak sekonda në ndalimin e personit në fjalë…

Por nuk mund të justifikohet histeria e zjarrit që u derdh mbi institucionet./

U bëj thirrje të gjithëve për reflektim të thellë ndaj përpjekjeve për destabilizim.