Gazetari italian “shuplakë” sistemit politik në Shqipëri, rendit faktet e analizon pse dhuna është pjesë kryesore e protestave

Ish-korrespodenti ynë nga Tirana është kthyer në Shqipëri dhe ka ndjekur protestat e partive opozitare kundër qeverisë Rama. Një reflektim mbi sistemin politik shqiptar.

Prej disa muajsh kryeqyteti shqiptar është goditur nga përplasja e forcave politike në fuqi dhe grupesh militante të partive kryesore opozitare ndaj qeverisë Rama: Partia Demokratike (PD) e Sali Berishës dhe ndjekësi i tij i përjetshëm Lulzim Basha- e ashtuquajtura “e djathta shqiptare” dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Presidentit të Republikës Ilir Meta bashkë me të shoqen Monika Kryemadhi- një kartelë klientele që në dhjetë vjecarin e fundit ka qeverisur pa dallim si me Ramën dhe me Berishën.

Si shumë italianë të tjerë, kam ndjekur në televizion protestën e 16 shkurtit të shkuar, që shënoi kulmin me bastisjen e kryeministrisë nga ana e disa protestuesve. Të dhunshme dhe piktoreske, ato fotografi kanë zgjuar stereotipin antik të Ballkanit si një vend ku mungon arsyeja dhe liria e zgjedhjes, dhe mbase dhe për këtë janë qarkulluar me shpejtësi të madhe në Europë, duke ndezur dhe fantazinë e analistëve, një nga shembujt më me fantazi është ai i Massimo Finit, i cili në median “Fatto quotidiano” bëri një paralelizim me situatën në Venezuelë.

Të entuziasmuar nga popullariteti mediatik, e shtuna e 11 majit i riktheu në rrugë militantët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.  Kësaj rradhe isha vetë në terren dhe munda ta shikoj vetë dhe pa ndonjë ironi pro-qeveritare do ta përshkruaja si “Skenë dhune”. Gjithsesi aty mendova për Edi Ramën dhe qeverinë përgjegjëse, është e qartë që përshkallëzimi i këtyre konflikteve nuk është pasojë e një indinjimi spontan, , përleshjet janë të organizuara në detaj nga parti që furnizojnë pjesëmarrësit me instruksionet e tyre, objektive dhe molotov, dhe i shpërblejnë për pjesëmarrjen ( burime të caktuara referojnë se shuma është 5.000 lekë për person, rreth 40 euro.) .

Bëhet fjalë për një “lojë rolesh”, në këto muaj policia i ka lënë të bëhen, në 2011, rolet kanë qenë të kundërta, Garda e Republikës hapi zjarr ndaj protestuesve dhe prioriteti i qeverisë Rama është të tregojë se gjërat janë ndryshe nga koha kur në kryeministri ishte Berisha, por përvec këtij fakti marrëveshja e heshtur e 11 majit të vitit të shkuar ka ngjallur frikën se situata mund të përkeqësohet.

Mbrëmja e heshtur e një të shtune (nga frika)

Le ta nisim qartë për të shmangur dyshimet: Tirana nuk është një qytet i rrezikshëm. Në orët që kanë pasuar përplasjet e 11 majit, sheshi Skënderbej ka jetuar një pasdite të qetë të së shtunës, me familje që shëtisnin me akullore në dorë. Të ardhur edhe nga jashtë kryeqytetit, “militantët” e Partisë Demokratike dukeshin ata që janë: njerëz si gjithë te tjerët, që pinin kafen e fundit në lokal përpara se të mblidhen dhe t’i japin formë protestës.

Përgjatë bulevardit që të con në kryeministri përgatitja kishte pamjen e rregullt të një ngjarje të autorizuar nga bashkia, një rradhë pajisjesh që shpërndanin muzikën, gazetarët që zinin vend për transmetimin direkt në televizion dhe policët pa kaska apo uniforma kundër trazirave formonin një kordon të rregullt përpara kryeministrisë. Meloditë e shpërndara ishin me qëllim kërcënuese, si “një përballje e fundit”, por asgjë tjetër nuk transmetonte agresivitet, ngjante me një ngjarje të zakonshme në një shesh të një vendi demokratik, i aftë për të garantuar dhe organizuar hapësira edhe për ata që nuk binin dakord.

Disa orë më vonë e kuptova që nuk ishte ashtu. E nisur si një tubim ku Lulzim Basha kërkon një “Shqipëri Europiane”, më pas fillon hedhja e objekteve dhe bojrave drejt kryeministrisë dhe një pjesë e turmës u bashkua me të për të sulmuar godinën e Policisë së Shtetit.

Në atë pikë forcat e rendit kanë reaguar dhe pavarësisht shiut që binte pa ndërprerë, shkëmbimi i bombave molotov dhe tymueseve vazhdoi deri në orën 1 të natës, me një bilanc prej 19 të plagosur (15 policë, 4 protestues) dhe 50 të ndaluar nga policia.

Nga zona ime super e sigurtë bed and breakfast (mëngjes në krevat) në zonën e Bllokut kisha ndjesinë se ndodhesha brenda ngjarjes, sepse shpërthimet ishin të fuqishme dhe në ballkon ajri vinte era gaz lotsjellës.

Ndërsa me syrin e turistit, shikoja dhunën që ndodhte nga televizori, brenda meje provoja të mbaja bashkë ato imazhe zjarri dhe tymi dhe përgatitjen e paqtë që kisha asistuar mbasdite.

Vetëm në atë moment pata frikë, sepse preka me duar substancen historike të partive shqiptare.

NGA VJEN DHUNA

Me një pjesëmarrje më të ulët se 47%, zgjedhjet e vitit 2017 shënuan numrin më të ulët të personave që kishin votuar ndonjëherë në historinë e demokracisë shqiptare.

Partia Socialiste e Edi Ramës ka arritur 48% duke garantuar kështu një mazhorancë autonome qeverisëse, ndërsa Partia Demokratike e Bashës mori 28%, rezultati më i ulët i arritur ndonjëherë. Agresiviteti i Partisë Demokratike rridhte nga kjo pafuqi, ndersa reformat e vendosura nga Bashkimi Europian avancojnë, mbi të gjitha Reforma në Drejtësi, që synon të krijojë një sistem gjyqësor të pavarur nga politika, partia e Sali Berishës që për vite ka dhënë punë dhe status social për “njerëzit e saj”, ndodhet larg pushtetit dhe pa asnjë garanci për ta mbrojtur atë.

E përjashtuara tjetër nga qeveria, Lëvizja Socialiste për Integrim,  me të mbaruar legjislatura ka mbajtur Presidencen e Republikës ( falë votave të Partisë Socaliste që tani e akuzojnë si “mafioz”) por në këtë kontekst përparimi drejt integrimit europian, pavarësia parlamentare e Ramës përfaqëson një problem për të gjitha forcat opozitare, me një datë të largët zgjedhjesh dhe me sondazhe që i japin Partisë Socialiste stabilitet për në vazhdim,  ai që ngelet jashtë rrethit e manifeston me zhurma fishekzjarresh mungesën e sigurisë për pushtet.

Të gjendur përballë një shumice që mund të bëjë dhe pa ta, liderat e PD dhe LSI po provojnë të delegjitimojnë fushën e lojës dhe kërcënojnë të ikin me gjithë topin me vete. Kështu shpjegohet përdorimi i dhunës, qëllimi kryesor i së cilës është të dëmtojë imazhin ndërkombëtar të vendit, në të cilin Edi Rama ka punuar më shumë se në vetë vendin, e tregon fakti që për t’iu përgjigjur protestave të shkurtit zuri gjithë kanalet televizive italiane, dhe vendimi i deputetëve të LSI dhe PD për të dorëzuar mandatet dhe braktisur parlamentin.

Në momentin që udhëheqësit europianë patën frikë se do të gjendeshin në një demokraci shqitpare pa opozitë të përfaqësuar,por dalë ngadalë kandidatët në listë që nuk ishin zgjedhur po zëvendësonin ata që ishin larguar, pavarësisht nga porosite e sekretarëve të tyre dhe në një lloj “hakmarrjeje” paradoksale për demokracinë përfaqësuese.

Kështu që ndërsa Lulzim Basha nxit trupat e tij të përgatitur përpara aktit të dhunës, në parlament qeveria e Ramës ka një opozitë të peshkuar.

Një “strategji” e cmendur që përjashton Partinë Demokratike nga cdo dialog ndërkombëtar dhe e lë Ramën të vidhoset në pushtet, gjithmonë e me shumë vetëm dhe pa kundërshtarë.

Të ndryshosh analizën, të ndryshosh partitë shqiptare

Gabimi kryesor që bëjmë kur si të huaj shkruajmë analiza mbi situatën politike shqiptare është se i japim besim kategorive të demokracisë liberale, sikur të ishin fraksione të thjeshta në një luftë, kur edhe të mbledhura në një kuadër kushtetues të ishin mbajtëse të kulturës ose traditave politike.

E lindur në fillim të viteve 90’ me rënien e regjimit komunist, partia “demokratike” s mund të quhej ndryshe, e njëjta gjë vlen dhe për partinë “socialiste”, që nuk mund të quhet më “komuniste” dhe kështu ngjyra nga e kuqe u bë lejla, pa asnjë element të demokraicsë socialse që të depërtonte në mendime. (përvec Ramës, cili lider tjetër socialist europian është mburrur për dobësite e sindikatave të vendit të tij?

Pavarëisht ngjyrave, mbiemrave dhe simbologjisë europiane, problemi demokratik i Shqipërisë së sotme është se partitë e saj “historike:, liderat dhe militantët nuk përfaqësojnë shtresa të ndryshme sociale- Shqipëria është akoma shumë e varfër për t’i pasur ato- nuk shprehin alternativa dhe nuk konkurojnë në asnjë nivel vlerash, përfaqësojnë thjesht grupe njerëzish, klientelistë- më mirë të themi “familje”, që në mënyrë ciklike zëvendësojnë institucionet shtetërore, në administrimin publik, në profesione, në lidhje me ata që qeverisin dhe japin kontrata, në një vend ku zgjedhjet gjithashtu ndërrojnë edhe pastruesit në ministri.

Nuk është rastësi që akuzat e të dyja palëve shkëmbehen në mënyrë ciklike, ato  lidhen ne legjitimitetin e qeverisjes së tjetrit, nuk ngrihen kurrë për një problem që edhe të diskutojnë zgjidhjet që mund të jepen.

Pothuajse 30 vjet pas formimit të pluralizmit, partitë shqiptare lodhen shumë të fitojnë një përfaqësim të shëndetshëm- i cili tani është në krizë në gjithë Europën- por ajo që është më e rëndë është se ato u japin strukturave të tyre një marrëveshje për pushtetin klientelist, në masë të madhe ku infiltrohen interesa krininalë, ata që ndjekin fushatat elektorale madhështore të partive shqitpare nuk mund të bjënë gjë tjetër vetëm të pyesin nga dalin këto fonde që i financojnë, kështu nuk dime sesi Partia Demokratike gjen paratë për të motivuar dhunën e “protestuesve” të saj.

Kjo nuk do të thotë që në Shqipëri konsensusi nuk është (dhe) i ndryshueshem, ose që historia e shkurtër e demokracisë shqiptare nuk ka shënuar progres dhe ndryshim: në 2013 koalicioni i formuar nga Rama ka shënuar epokën e Berishës, dhe e ka bërë me votën e shumë qytetarëve të lire dhe që e kanë menduar mirë votën e tyre. Po ata qytetarë që megjithëse me pak entuziazëm dhe me shumë abstenim, i dhanë Partisë Socialiste një shumicë parlamentare edhe më të madhe në zgjedhjet e vitit 2017.

Përballë një Partie Demokratike të paaftë për tu emancipuar nga babai i tij padron, faji i madh i Edi Ramës është ky: nuk ka përdorur një konsensus “të pastër” për të dalë nga logjika familjare dhe lidhja me krimin që kanë kapur jetën delikate demokratike të popullit të tij.

Askush nuk mund ta fajësojë Ramën për të shkuarën, Shqipëria arriti në vitet 90 pa e prekur demokracinë e lirë dhe pa patur eksperiencë autoktone, por në rast se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk heqin dorë nga ideja për të hyrë nga dritarja, duke përdorur “metodat e kahershme, kjo ndodh edhe sepse Partia Socialiste që premtoi “rilindje: nuk ndryshoi sistemin por e forcoi më tepër atë.

Me të vërtetë nuk kuptohet se me  çfarë besueshmërie dhe me cilin program këto parti mund të udhëheqin qytetarët shqiptarë në një të ardhme të jetueshme. Për të mbushur këtë boshllëk, Bashkimit Europian nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të blindojë qeverinë aktuale. Me shpresën se një ditë do të dalë diçka krejtësisht e re./fastnewsalbania

Burimi:Balcanicaucaso

Pershtati ne shqip: Fastnewsalbania