Humbi jetën në Letoni, mbërrin në Rinas trupi i majorit Klodian Tanushi

Mberrin ne Rinas trupi i major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik.

Ai u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij ne Letoni, nderkohe qe ne Aeroportin e Rinasit po e presin, Ministrja e Mbrojtjes, shefi i Shtabit te FA, prinderit, bashkeshortja, djali dhe kolege.

Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin “enhanced Forëard Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në Aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit, i cili do të transportohet me avion ushtarak në atdhe.

Pas ceremonisë në Rinas, trupi i ushtarakut do të përcillet pranë banesës në zonën e Linzës në kryeqytet. Ndërkaq, homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Major Klodian Tanushi, la pas tre fëmijë ai ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake. Po ashtu në këtë incident tragjik humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si dhe u plagosos reshter Julian Kapaj.