Makina del nga rruga në Korçë, 2 të rinjtë përfundojnë në spital


Një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve është regjistruar në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Velitërn. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në afërsi të qytetit të Korçës dhe mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në parcelë toke.

Mjeti tip BMW që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave dhe të dy personat që kanë qenë brenda tij kanë mbetur të plagosur.

Bëhet me dije se përveç shpejtësisë tej normave të lejuara shkak për këtë aksident është bërë edhe lagështia në rrugë. Sakaq dy të aksidentuarit janë transportuar për ne spitalin e Pogradecit me ambulancë, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.