Martesë në horizont/ Aktori i “Portokallisë” i jep fund beqarisë këtë verë, detaje nga dasma

Mesa duket kjo verë do të vijë me një status të ri për aktorin e njohur të spektaklit “Portokalli”, Gazmend Paja.

Gazmendi do të martohet këtë verë me të dashurën e tij Irën dhe po përgatiten për një dasmë të madhe.

Burime për News31.al tregojnë se organizimi i festës i është besuar Alketa Vejsiut, e cila prej disa kohësh po merret me të gjitha detajet e dasmës për të qenë e kuruar deri në detaje.

Pavarësisht se historia e dashurisë midis aktorit të njohur dhe partneres së tij Ira ka nisur vite më parë, ata nuk kanë preferuar që ta bëjnë publike duke qëndruar larg kamerave.

Megjithatë paparacët kanë arritur ta fotografojnë çiftin në shumë vende ku janë parë së bashku.