Merret vendimi, ja kur do mbahet protesta e radhës kombëtare e PD

Dy protestat e së shtunës dhe të hënës duket se sollën një entuziazëm të munguar në kampin e PD. Duke marrë parasysh numrin e madh të mbështetëseve në dy protestat e fundit përtej të gjitha vështirësive atmosferike, kryesia e PD ka marrë vendimin për protestën e së ardhmes.

Do të jetë data 25, kur PD do të mbledhë në kryeqytet të gjithë njerëzit Opozitar, për t’i bërë edhe njëherë tjetër presion qeverisë.

Ky vendim ka ardhur pas një takimi në “selinë blu” të kryetarëve të partive të vogla me të gjitha strukturat e PD.