Nesër flamuri në gjysmëshitzë në nder të majorit Tanushi

Paraditen e kësaj të mërkure ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i majorit Klodian Tanushi. Ashtu si edhe për dëshmoren, nëntetaren Zarfie Hasani ceremonia e nderimit pritet të jetë e njëjtë.

Për ditën e nesërme është shpallur “ditë zie kombëtare”. Flamuri kombëtar do të jetë i ulur në gjysmështizë dhe në të gjitha stacionet televizive nuk lejohet transmetimi i muzikës, me përjashtim të asaj funebre.

Pas përfundimit të ceremonisë së parashikuar nga protokolli shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Major Klodian Tanushi, la pas tre fëmijë ai ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake.