Pasi dogji mandatin e deputetes, Grida Duma nis punë të re

Grida Duma është një nga ish-deputetët e Partisë Demokratike që firmosi për lënien e mandatit. Pas këtij veprimi ajo ka zbuluar një nga pasionet e saj për të cilën askush më parë nuk ishte në dijeni.

Ajo ka deklaruar se do të vijë si përkthyese e vëllimit të VI të librit princesha me autore shkrimtaren Jean Sasson.

Këto romane flasin për jetën dhe vështirësitë e grave në Arabinë Saudite dhe lufta që bëjnë ato për të fituar të drejtat e tyre.

“Unë zgjas dorën për të të ftuar.

Eja me mua në një udhëtim të shkurtër në Arabinë Saudite, mbretërinë time të shkretëtirës, për të ndier bashkë me mua magjinë karakteristike që rri pezull mbi errësirën e mizorisë njerëzore.

Së bashku do të kapërcejmë shekuj dhe do kthehemi mbrapa në kohë, në zanafillë, sepse vetëm atëherë është e mundur të vlerësohet sesi arabët e Arabisë Saudite të ditëve tona vazhdojnë të jetojnë me zakone arkaike dhe sa urgjente është nevoja e ndryshimeve shoqërore”.

“Princesha” Jean Sasson Vëllimi i VI-të”, shkruan Grida Duma në postimin e saj në rrjetet sociale.