Princ Harry e Meghan Markle prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebes


Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle janë bërë sot prindër për herë të parë.

Mësohet se Dukesha e Sussex ka sjellë në jetë një foshnje djalë mëngjesin e sotëm .

Në faqen zyrtare të ciftit mbretëror njoftohet gjendja e mirë shëndetësore e nënës dhe djalit.

‘Jemi të lumtur të njoftojmë se shkëlqesia e tyre duka dhe dukesha e Sussex-it mirëpritën fëmijën e tyre të parë në orët e para të mëngjesit të 6 majit, 2019. Djali peshon 3,3 kilogramë. Dukesha dhe bebi janë mirë dhe të shëndetshëm dhe çifti mbretëror falënderon publikun për emocionet dhe mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe të veçantë të jetës së tyre’, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të çiftit në Instagram.