Reperja shqiptare sfidon publikisht Edi Ramën por bën një gafë

Reperja e njohur shqiptare Baby G, duket se tashmë është lodhur nga protestat që po zhvillohen në Shqipëri.

Ajo ka hedhur në Instagram një video për të qeshur, ku sfidon kryeministrin Edi Rama se do t’i zërë vendin, por në video ajo ka bërë një gafë.

“Mendoj se do të bëhem gruaja e parë presidente në Shqipëri. Edi Rama ke konkurrencë sepse jam lodhur shumë nga këto protesta,” ka shkruar Baby G duke e cilësuar kështu Ramën si një president e jo kryeministër siç është aktualisht.

“Edi Rama është kryeministër, jo president”, i shkruan një fanse. “Nëse do të bëhesh presidentja e parë e Shqipërisë flit shqip të lutem”, shkruan njëra prej komentuesve.