Reperja Tayna ble makinë super luksoze, menaxheri zbulon çmimin marramendës

Reperja shqiptare Tayna ka korrur mjaft sukses kohët e fundit me HIT-et e saj.

Ajo ka publikuar dje një foto të makinës së saj super të shtrenjtë dhe luksoze.

Makina “Mercedes Class AMG Line 2019” tërhoqi vëmendjen e gjithë ndjekësve të saj.

Shuma që reperja ka shpenzuar për automjetin është zbuluar nga menaxheri i saj Rinori që ka treguar për “lajmi.net” se makina është blerë plot 82 mijë euro.