Shpërndante kokainë me biçikletë, arrestohet 36-vjeçari


Një 36-vjeçar që shpërndante kokainë në periferinë e Tiranës është arrestuar në flagrance mbrëmjen e sotme. Në njoftimin e policisë së Tiranës thuhet se i arrestuari është shtetasi me iniciale F.M, 36 vjeç, lindur në Tiranë dhe njihet si një person me precedent penal në këtë veprimtari kriminale.

Në momentin e arrestimit të 36-vjeçarit, ai ishte duke dërguar një porosi dhe po qarkullonte me biçikletë. Mësohet se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit, me porosi nëpërmjet telefonit, dhe pas ndjekjes me metoda speciale të hetimit u bë e mundur kapja në flagrancë e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:
Tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shprëndarjes në doza të vogla të drogave të forta heroinë e kokainë
Finalizohet Opercioni i koduar “Porosia”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit. Operacioni nga Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Sekuestrohet Heroinë e Kokainë, në pranga 36 vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mesditën e sotme në kuadër të një hetimi me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u finalizua një tjetër operacion i koduar “POROSIA”, ku u kap në flagrancë shtetasi:
F.M, 36 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë.
Nga informacionet e siguruara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit, me porosi nëpërmjet telefonit, dhe pas ndjekjes me metoda speciale të hetimit u organizua shërbimi për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi.
Në mesditën e sotme, në afërsi të rrugës “Tre Dëshmorët” Policia ka kapur në flagrancë shtetasin F. M. i cili lëvizte me biçikletë, ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi :
34 doza të dyshuara lëndë narkotike e dyshuar Heroinë,
3 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendëve narkotike”.