Sot 6 muaj nga vdekja e Kacifas, kthehen mbrapsht 9 grekë në Kakavijë

Sot mbushen 6 muaj nga vdekja e minoritarit grek Kostandin Kacifas, i cili u vra nga policia pasi hapi zjarr në fshatin Bularat.

Raportohet së në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë i është refuzuar nga pala shqiptare 9 shtetasve grekë të cilët do të merrnin pjesë në meshën përkujtimore.

5 prej tyre janë kthyer mbrapsht me argumentin se cënonin sigurinë publike, ndërsa 4 të tjerë për mosplotësim të kushteve për të hyrë në vendin tonë.