Studentët ngrihen sërish, ja kur është protesta e madhe

Protesta studentore e dhjetorit të vitit të shkuar solli një kulturë të re në vendin tonë, duke përbërë një risi absolute. Në janar pas disa takimeve me kryeministrin dhe disa nismave për të përmbushur kërkesat e studentëve protesta u shua dhe studentët iu rikthyen normalitetit.

Por studentët e Tiranës do të ngrihen sërish në protestë. Si herën e shkuar edhe këtë radhë protesta do të jetë përballë Ministrisë së Arsimit me datë 22 maj në orën 12:00.

Lajmin e kanë dhënë vetë ata me një postim në Instastory.

Studentët do të protestojnë kundër qeverisë për mosrealizimin e kërkesave të tyre në kuadër të Paktit për Universitetin nga kryeministri Edi Rama.

Nuk dihet ende nëse do të ketë sërish një masivitet si herën e parë, por në protestën e dhjetorit studentët i dhanë një shkundje shumë të madhe qeverisë, duke bërë që në muajin janar ajo të riformatohej në pjesën e saj më të madhe.