Tiranë/ Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit

Mbrëmë natën në Tiranë është djegur një mjet tip “Opel Corsa” ngjyrë vishnje e cila ishte e parkuar në rrugë.

Automjeti është djegur në territorin e komisariatit numër 2 dhe rezulton se është në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit Sokol Binaj.

Bashkëshortja e tij punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.