Tjetërsoi pronat, prangoset ish-kreu i Urbanistikës së Kasharit (EMRI)


Ish-kreu i Urbanistikës së Komunës së Kasharit Jurgen Memisha është vënë në pranga  për shkak se akuzohet për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.

Urdhri i Prokurorisë për arrestimin e Memishës është zbatuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se mbi ish-zyrtarin e komunës së Kashasit rëndojnë disa akuza, si falsifikim dokumentesh, titujve të pronësisë dhe tjetërsim i pronave.

Pritet që ditët në vijim Jurgen Memisha të dalë para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë. Sakaq bëhet me dije se hetimi për shpërdorim detyre përfshin edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të ish-komunës së Kasharit.