Trafikonin heroinë dhe kanabis, policia zvicerane shkatërron rrjetin kriminal të shqiptarëve


Një rrjet kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe shtetas të vendeve të tjera të Ballkanit kanë rënë në pranga këtë të martë në Frajburg. Operacioni i shtrirë në 4 kantone të Zvicrës ka përfunduar me sukses, duke vënë në pranga 14 shqiptarë që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike të llojeve, heroinë dhe kanabis.

Mësohet se vetëm një javë më parë ky rrjet kriminal kishte bërë një transportim të lëndëve narkotike që e kalonte vlerën e 50 mijë frangave. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 10 kg heroinë, që ishin paketuar dhe ishin bërë gati për t’u shitur.

Sipas medieve zvicerane rrjeti i vënë në pranga, çdo muaj bënte një xhiro që i kalonte 1 milionë eurot. Më herët të njëjtin fat si ky grup kriminal kishte pasur edhe një rrjet i përbërë nga shtetas serb dhe malazez.